Galeri

Pse ky tranzicion i gjate i Shqiperise?

18 Gus

Pse ky tranzicion i gjate i Shqiperise ?

Proceset e demokratizimit ne Shqiperi nuk jane zhvilluar vazhdimisht me ritme te larta. Ne periudhen fillestare keto procese erdhen shume te vrullshme, pastaj u ngadalesuan dhe here here u zbehen mjaft. Qe nga momentet e para te demokratizimit, ne vitet 1991, vendi ndodhet akoma ne nje tranzicion te vazhdueshem. Disa vende lindore ish komuniste si Polonia, Bullgaria dhe Rumania e gjeten shume shpejt rrugen e transformimit komplet te tyre. Keto vende sot jane anetare me te drejta te barabarta te Bashkimit Evropian. Kjo u be e mundeshme sepse ato kishin bere vazhdimisht reforma edhe gjate periudhes se kaluar komuniste. Eshte e vertete qe ne vendin tone jane bere shume ndryshime te rendesishme, megjithate nje trasnzicion i perhershem po e mban vendin ende ne stagnacion. Nder ndryshimet me kryesore jane ato te vendosjes se pluralizmit dhe vendosjes se ekonomise se tregut. Ne Shqiperi gjate ketyre 15 vjeteve jane ndertuar me shume vila, shtepi banimi dhe vepra te tjera ndertuese se sa tunele dhe bunkere qe ndertoi diktatura komuniste per 50 vjet. Shqiperia ka zgjidhur problemin e ushqimit te popullsise dhe mireqenia e tij eshte ne permiresim te vazhdueshem. Shqiptari tani jeton ne liri dhe e ndjen me te lehte frymemarrjen e vet.Thuajse c’do individ ose familje eshte angazhuar ne nje aktivitet privat ose ne projekte te ndryshme per ti dhene goditjen e fundit fukarallekut te trasheguar. Per cudi ky fukarallek  vazhdimisht gjeneron fukarallek te ri,  por tashme me nje progression gjeometrik..

Zhvillimi ekonomik i vendit nuk u mbeshtet ne rivendosjen e plote e te menjehershme te prones private prej pronareve te hershem, por u mbeshtet me shume tek riparimet e pjeseshme e te herepashereshme te ligjit per kthimin  e pronave. Zbatim i ketij ligji eshte teper i veshtire edhe ne ditet e sotme kur kane kaluar rreth 20 vjete. Shume pronare nuk e kane marre ende pronen e tyre te ligjeshme. Ne kete menyre nje gjendje e paqarte dhe jo inkurajuese per zhvillimin ekonomik mbreteron kudo. Po keshtu, Prona Shteterore e krijuar pergjate 50 vjeteve te diktatures u c’montua deri ne themel dhe nuk u privatizua me njehere ne perfitim te te gjitheve. Ate e mori kush te mundte dhe me letra me vlere financiare jo reale. Ajo erdhi duke u tretur si nje luge sheqeri ne nje fuci te madhe me uje. Sot ajo eshte thuajse inegzistente, me perjashtim te disa degeve te Industrise Energjitike dhe te Minierave. Edhe privatizimi i shpejte i tokes bujqesore e gjeti fshatarin shqiptar pa mjetet financiare te nevojshme per zhvillimin e buqesise ne ekonomi te vogla familjare ose grupime te lira te tyre. Ne kete menyre Ekonomia Bujqesore nuk u mbeshtet dot as nga shteti as nga sistemi inegzistent i Kreditit Bankar vendes. Per pasoje zhvillimi i saj mbetet akoma i brishte. Vitet e fundit ritmet e ulta te zhvillimit ne kete dege kane ardhur me shume si rezultat i inisiatives se lire te njerezve per te sjelle mekanizma dhe mjete pune nga te ardhurat prej emigracionit. Ne kete lloj ekonomie duhet te injektohet nje pakete e mire parash qe ekonomia agrare te zhvillohet ne menyre te vrulleshme. Kjo lloj ekonomie eshte e lidhur mjaft me Industrine Agro-Ushqimore, me Ekonomine Turistike, me Eksportin si dhe luften kunder papunesise. Pa zhvillimin e saj Ekonomia Shqiptare nuk mund te dale lehte nga kriza e thelle qe e karakterizon edhe sot. Influenca e metodave te vjetra te zhvillimit ekonomik te vendit eshte ende prezente ne disa raste. Keto metoda duhet te goditen perfundimisht.

Reforma ekonomike ne Shqiperi nuk u mbeshtet sadopak ne eksperiencen e mire te vendeve fqinje ballkanik. Le te shikojme per shembull mrekulline e Ekonomise Greke. Ky vend

fqinj i Shqiperise gjate periudhes 1985-2005, pra  brenda 20 vjeteve pesoi nje transformim te jashtezakonshem ne te gjitha fushat.

Natyrisht edhe me ndihmen e Europes ajo ndertoi Metrone, Aeroportin dhe persosi rrjetin rrugor ne Athine dhe perreth saj. U perfshi ne shume porojekte te medha sic jane ato per ndertimin e Ures se Rios, te ngritjes se Komplekseve Sportiv Olimpik, te ndertimit te rrugeve, tuneleve, hekurudhave, autostradave, si dhe projekteve energjitike sic jane ato te transportit te gazit e te naftes nga Turqia e Bullgaria e me tutje deri ne Evrope. Avantazhi i angazhimit neper projekte te medha Nacionale dhe Rajonale qendron ne faktin se te gjitha qelizat e ekonomise marrin fryme dhe te gjithe perfitojne nga ky zhvillim. Ne te kundert Shqiperia nuk u perfshi ne keto projekte integruese. Por, neqoftese Shqiperia nuk perfshihet menjehere ne projekte te medhaja ajo nuk mund te dale kurre nga kriza shekullore ku eshte e mberthyer. Projektet e medhaja pjellin gjithmone shume projekte te vogla. Ne kete menyre nje system zinxhir vihet ne veprim per zhvillimin e shpejte te ekonomise.

Edhe kur presidenti i Greqise ka propozuar ndertimin e hekurudhes Greqi-Shqiperi ai eshte pritur me demostrata nga protestuesit e rruges per zgjidhjen e problemit Cam. Ne Bote nuk ka asnje problem qe nuk mund te zgjidhet! Ky, ashtu si edhe cdo problem tjeter zgjidhet me kulture, me negociata dhe mbi baza ligjore te te drejtes nderkombetare. Shqiperia duhet te ndryshoje menyren e zgjidhjes se problemeve te saj me Greqine. Shqiptari dhe Greku jane dhe do te mbeten dy popuj vellezer!

Ne vitet 1990 Greku e mirepriti Shqiptarin. Ne kohen kur Shqiperia jetonte Krizen e saj me te thelle, Greku i hapi shtepine e vet Shqiptarit. E strehoi, e punesoi e ushqeu dhe i la ne administrim edha celsat e shtepise se vet. Une do te mund te thoshja qe Shqiptari eshte miku me i mire i Grekut. Asnje lloj force nuk mund ta shperdoroj dot kete ekuiliber mijevjecar. Per mendimin tim Shqiperia duhet te kerkoje diskutimin e nje Traktati te ri te Paqes, Mirkuptimit, Mirebesimit dhe Bashkepunimit ekonomik midis te dy vendeve per nje periudhe kohore 50 vjecare. Keta dy popuj jane fqinj dhe nuk kane pse te jetojne ne nje atmosfere mosmarveshjesh. Ndermjet tyre duhet te kete qarkullim te lire te njerezve, te ideve dhe kapitaleve. Keta dy popuj nuk duhet te pranojne asnje kufi ndermjet tyre. Ata duhet te jetojne ne paqe dhe mirkuptim te perjetshem! Kjo nuk eshte vetem deshire e tyre, kjo perben dhe vullnetin e zotit qe i ka vendosur keta dy popuj fqinj te jetojne ne paqe prane njeri tjetrit.

Une gjithashtu jam i mendimit qe Ekonomia Shqiptare duhet te dale nga korniza e izoluar e funksionimit te saj. Ne menyre te vecante ne kushtet e krizes se Ekonomise Boterore ajo duhet te funksionoje si nje pjese perberese e Hapsires se Ekonomise Ballkanike. Biznesmenet dhe afaristet me ne ze te Shqiperise duhet ta zgjerojne aktivitetin e tyre edhe jashte kufijve te vendit.  Ketu kerkohet koordinim dhe bashkeveprim midis vendeve te ketij rajoni e ne menyre te vecante nje bashkepunim me i madh ndermjet biznesmeneve te kesaj hapsire.

-Ne kete lemsh te komplikuar problemesh edhe individi e familja shqipetare nuk u orjentua dot ne rruge te drejte. Keshtu individi u nxit drejt rruges se Emigracionit ndersa familja u perca deri ne qelize elementare per te ndare ne menyre konfliktuale edhe ate pak pasuri qe rivendikohej nga kushdo qe te ishte e mundur. Ne kete menyre problemi u be i pazgjidhshem dhe njerezit morren rrugen e ikjes e cila nuk ndalet dot as edhe sot.

Me ka bere shume pershtypje kthimi i menjehershem i kosovareve ne vendin e tyre, pa mbaruar ende lufta me Serbine, ne vitin 1997. Nderkohe shqiptaret iknin dhe vetem iknin pa mbarim, megjithese vendi i tyre nuk ishte ne situate lufte me asnje armik. Kjo eshte e kuptueshme sepse kosovari kishte c’fare te mbronte, ndersa shqiptari ishte katandisur jashte normave mininale te varferise. Shqiptarin e kishte varferuar e lodhur Diktatura deri ne ekstrem.

- Nje faktor tjeter i tranzicionit te gjate te Shqiperise eshte vazhdimi i izolimit te jashtem te Shqiperise nga fqinjet e saj dhe Bashkimi Evropian. Keshtu Italia dhe Greqia nuk i kane hapur akoma kufijte me Shqiperine. Ne kete menyre qytetaret Shqiptare nuk e kane akoma te drejten te levizin te lire dhe pa viza ne bote. Kete te drejte e gezojne edhe Maqedonasit edhe Serbet ndersa Shqiptaret mbeten akoma te privuar nga kjo liri. Shqiperia eshte ne kerthize te Evropes dhe shpesh here ka sakrifikuar per mbrojtjen e Europes nga hordhite e pushtimit Otoman. Ajo nuk e meriton nje shperblim te tille nga ana e Europes! Popullsia e sotme e Shqiperise eshte pothuajse e njejte me ate te nje qyteti tipik te nje vendi Europian. Te pranosh qe qeverisja e nje vendi me 3 miljon banore eshte shume me e veshtire se e nje qyteti evropian me te njejtin dimension eshte e veshtire te kuptohet e pranohet nga logjika elementare…

- Ky vend i vogel eshte nje rast i vecante dhe duhet trajtuar si nje perparesi e vecante. Situata e sotme kur Shqiperia eshte anetare e Nato-s dhe kur mbi nje miljon shqiptare jetojne praktikisht ne vendet e ketij Bashkimi, nderkohe qe qytetaret e saj mbeten akoma te lidhur me viza, eshte teper absurde. Shqiperia nuk ka lene gje pa bere per te plotesuar kushtet e futjes ne Evrope, ndersa asaj i shtyhet gjithmone afati sepse “vendi nuk ka shperndare akoma pashaportat biometrike” te cilat prodhohen nga vet vendet Evropiane… Here pas here asaj i perseritet “korrupsioni i madh i administrates shteterore”…

Eshte e vertete qe korrupsioni egziston, por nuk duhet harruar qe ky korrupsion egziston edhe ne vendet e tjera dhe anetare te ketij bashkimi. Korrupsioni ne Shqiperi perben nje pike uje ne oqean ne krahasim me korrupsionin Evropian!

Shqiperia e vetme nuk mund ta luftoje dot kete korrupsion te komplikuar e te perpunuar nga kompjuterat me te fuqishem qe egzistojne ne ditet e sotme. Edhe ne kete kend veshtrimi, futja sa me pare e Shqiperise ne Europe do ta lehtesonte me shume kete lufte me te koordinuar ndaj korrupsionit.

Kjo situate e izolimit te jashtem ka sherbyer si nje nxitje me e madhe per zhvillimin e trafiqeve te ndryshme, si ate te droges, armeve dhe krimit te organizuar ne pergjithesi. Populli i thjeshte eshte shume i lodhur dhe po e humbet besimin per nje dite me te mire. Ai ka vuajtur shume gjate 50 vjeteve te diktatures, por po vuan akoma gjate 20 vjeteve ne trazicion. Ai eshte akoma i detyruar te jetoj ne rrethim. Shqiptari ne ditet e sotme ka nevoje per nje mbeshtetje, mirekuptim dhe mirebesim me te madh nga Evropa e Bashkuar per tu integruar sa me pare ne te. Kjo kohe eshte teper e zgjatur dhe po shkakton nje bllokim te pa nevojshem ne zhvillimin e vendit. Evropa duhet ta dije qe Shqiptaret jane besnik dhe te sinqerte deri ne naivitet. Ata nuk do te veprojne si Irlandezet qe mbasi zhvilluan vendin e tyre me mjetet financiare te Evropes bejne referendume kunder interesave te Bashkimit Europian.

Endra e popujve per Europen eBashkuar eshte shume e vjeter.

Viktor Hugo ne diskutimin e tij te dates 24 Shkurt te Vitit 1855, ne lidhje me Shtetet e Bashkuara te Europes, thekson:

“Kontinenti Evropian do te ishte nje popull i vetem; te gjitha shtetet do te benin jeten e tyre te lire Brenda ketij Komuniteti Europian. Ne kete menyre grupimi Europian do te ishte si nje komb  i vetem. Ne kete menyre as lufra as ushtrira nuk do te kishte me. Monedha e vetme qe do te krijohet do te mbeshteste te gjitha kapitalet e Europes dhe do te kishte si motor zhvillimi aktivitetin e lire te rreth 200 miljon njerezve. Kjo monedhe unike do te zevendesonte te gjitha monedhat absurde te sotme qe stampojne Princa te ndryshem, figura te mizerjes.”

Pra jane dashur rreth 150 vjete per te arritur deri ketu. Pergjate kesaj periudhe Shqiperia ka qene jashte kesaj Europe, por ne shume raste ka sakrifikuar djemt dhe bijte e saj per mbrojtjen e Europes. Edhe Europa ka humbur mjaft kohe per konturimin e saj. Keshtu ajo duhet ti shtyje kufijte e saj nga vendet e Ballkanit ne malet Ural, ashtu sic thoshte Napoleoni. Ne kete menyre do te beje  realitet endrat dhe aspiratat e qindra milion njerezve per nje federate te Shteteve te Bashkuara te Europes.

Pra, Evropa nuk ka se c’fare te humbase me Shqiperine! Zhvillimi i saj eshte nje problem i rendesishem edhe i Evropes. Ajo nuk ka asnje interes te fus ne gjirin e saj vende te pazhvilluara. Futja e Shqiperise ne Europe nuk eshte vetem problem i qeverive Shqiptare me Bashkimin Europian. Ne radhe te pare ky eshte nje problem midis popujve Europian dhe popullit Shqiptar. Qeverite ikin e vijne ndersa popujt mbeten…

- Nje ndikim tjeter te vecante, ndaj tranzicionit, ka patur imazhi jo i mire i krijuar pa te drejte nga shume media te huaja. Per shkak te disa krimeve te bera, nga disa shqiptare te izoluar, figura e shqiptarit eshte barbarizuar pa te drejte ne shume vende te botes.

Kjo na ka bere te ulim koken dhe ndonjehere te humbasim edhe toruan. Por edhe shqiptari si gjithe njerezit e tjere eshte, po ta trajtosh me te vertete si njeri edhe ai di te krijoje vlera te mira njerezore.

Me pare shqiptari nuk njihte as drogen, as vjedhjen as trafikun e qenieve te gjalla. Keto nuk benin pjese ne menyren e tij te jeteses. Keto gjera ja prune ne shtepine e tij qarqet e krimeve te organizuara qe lulezojne ne gjithe boten.

Keto qarqe vazhdojne te bejne ende nje presion te madh ndaj ketij vendi per ta mbajtur ate si nje model te koshit te plehrave ne mes te Europes.

Ne kete optike eshte me mire qe krimi i organizuar te luftohet jo veten nga deget por sidomos nga renjet prej te cilave ai vjen…

Per kete arsye shqiptari duhet te jete edhe me vigjilent e i kujdeshem. Roli i imazhit ndaj vetvetes dhe kulturimit te perhershem te tij mbetet nje detyre shume e madhe dhe e vazhdueshme.

Imazhi qe duhet te krijoje sot shqiptari ne bote duhet te jete i njejte me ate te qytetarit model Evropian. Ai i ka te gjitha mundesite per ta realizuar ate sa me mire e sa me shpejte.

Figura e mire e mijra te rinjve shqiptare qe studjojne dhe jetojne jashte kufijve te vendit e demonstron me se miri kete gje. Ata kudo qe ndodhen jane ndermjet nxenesve me te mire te klases se tyre!

- Pervec imazhit te individit nje faktor teper i ndjeshem per tejzgjatjen e periudhes se tranzicionit eshte situata politike ne vend. Kjo periudhe 20 vjecare e tranzicionit tregoi qe klasa politike ne Shqiperi nuk eshte akoma ne detyren e vet historike qe ka per te permbushur. Edhe ajo mbetet e coroditur dhe ka humbur mjaft kohe duke krijuar, prishur e rindertuar shume Parti Politike ne vend. Keto parti shpesh here nuk kane patur programe te qarta per reformimin dhe transformimin e shpejte te vendit. Ne disa raste ato e kane futur vendin ne zgjedhje te perseritura e me kosto te larte.

Per pasoje sistemi Politik ne vend ka nje tolerance zero dhe karakterizohet nga nje konfliktualitet shume i theksuar. Demokracia ne Shqiperi mbetet akoma e brishte…Praktika e pa shpallur e sjelljes dhe veprimit te partive politike me individet mbetet akoma sllogani: “O me ne o kundra nesh, rruge te ndermjetme nuk ka”.

Me mire se kushdo tjeter kete situate e ka pershkruar profesori i madh kosovar Sami Repishti. Ne intervisten e tij te dates, 16 qershor 2010  dhene Zerit te Amerikes ai thekson:

“Pershtypja ime eshte se ne nuk kemi nje klase politike serioze ne Shqiperi. Ne Shqiperi kemi dy grupe qe ose nuk pranojne diversitet brenda ose i jane neneshtruar vullnetit te nje kryetari.  Shqiperia ka nevoje per solidaritet mes te gjithe atyre qe e duan vendin. Nuk mund t’i mohoet e drejta e dashurise per Shqiperine asnjeriu.

Vetem ata qe jane denuar nga gjyqi ose qe kane lyer duart me gjak nuk kane te drejte te flasin, te tjeret kane te  gjithe te drejte te flasin pavaresisht nese jane ose nuk jane ne pushtet.

Menyra se si eshte organizuar jeta politike sot ne Shqiperi e ndare ne dy grupe, ose Partia Demokratike ose Partia socialiste, per mendimin tim eshte e gabuar. Ka njerez qe nuk jane dakord as me Partine Demokratike as me Partine Socialiste megjithate atyre nuk u eshte dhene asnje mundesi per te shfaqur mendimin e tyre sepse arena politike eshte zaptuar nga keto dy parti.

Sot eshte e veshtire te thuash se cila pale e ka mire e cila gabim sepse ato perjashtojne c’do mundesi diskutimi ose dialogu me palen tjeter. Ka ikur koha e monologeve. Jetojme ne nje bote me shume varietet dhe kjo duhet te pasqyrohet ne politiken shqiptare.

Ne politiken shqiptare nuk ka mirekuptim, ka vetem urrejtje dhe perbuzje. Gjuha qe perdoret ne diskutimin politik eshte kaq e ulet sa te vjen turp. Une jam i shqetesuar nga imazhi qe po projekton sot Shqiperia ne boten e jashteme“

Edhe Albert Camus, per problemin e perjashtimit ka theksuar:  Kush deshiron ti sherbeje dikujt por duke perjashtuar tjetrin, nuk i sherben askujt, bile as vehtes se tij. Ne kete menyre ai ben nje padrejtesi te dyfishte…

- Nje faktor tjeter qe ka ndikuar dhe vazhdon te ndikoje ne zgjatjen e tranzicionit eshte mos ardhja e investitoreve te huaj ne Shqiperi. Per shkak te situates mjaft komplekse dhe sigurise se pamjaftueshme ne vend, investitoret potenciale nuk po instalohen akoma ne pikat kyce te ekonomise. Kjo ka bere qe Ekonomia Shqiptare te zvarritet akoma e vetmuar ne rrokullimen e madhe qe eshte futur. Por kush do ta nxjerre ate nga kjo gjendje? Te gjithe pjesemarresit ne kete krize duhet te kontribojne per kete qellim.

- Ne menyre te vecante, biznesi individual e familjar, perdorimi me nikoqirllek i mjeteve te ardhura nga diaspora dhe realizimi dinamik i reformave te mbetura nga ana e shtetit perbejne dhe faktoret me kryesor per daljen nga gjendja e veshtire.

- Po keshtu ndihma e huaj, liberalizimi i vizave dhe futja sa me pare e Shqiperise dhe pa kushte te tjera suplementare ne Bashkimin Europian perbejne faktorin e jashtem mjaft te domosdoshem per goditjen perfundimtare te tranzicionit te gjate. Kete periudhe absurde asnje vend Europian nuk e ka perjetuar. Shqiperia nuk e meriton aspak nje gjendje  te tille…

Shpesh njerez dhe miq te ndryshem me kane bere pyetjen: Mos valle Europa nuk deshiron futjen e Shqiperise ne gjirin e saj? Une nuk e kam pranuar kurre kete ide dhe e kam hedhur poshte me argumenta solide. Por neqoftese kjo ide eshte e mundeshme dhe Europianet lozin me nervat e shqiptareve atehere kjo eshte nje bombe me efekte te vonuara e te rrezikshme.

Ne kete kontekst Shqiptaret duhet te mblidheshin urgjentisht ne nje Kongres te Shpetimit Kombetar per te riformuluar poltiken e tyre te jashteme e te brendeshme. Ketij Kongresi duhet ti paraprije nje debat i madh kombetar e nderkombetar per perpilimin e nje dokumenti baze si platforme .

Ky debat duhet te zhvillohet nen mbikqyrjen e nje Komitet Drejtues te perbere nga figurat me te shquara te kombit, nga drejtuesit e forcave kryesore politike te vendit, nga organizatat jo qeveritare, etj. Ky Kongres duhet te vijohet nga nje referendum kombetar per miratimin e programit te ri te veprimit. Ne qoftese kjo nuk do te jete e realizueshme atehere Shqiptaret do te vazhdojne te jetojne ne tranzicion akoma per shekuj te tjere!..

- Edhe situata globale e kushtezuar nga spekullimet e tregut financiar boteror nuk mund te jete e pershtateshme per situaten ekonomiko-sociale si dhe politike te vendit. Ne kete kontekst forcat politike te vendit duhet te jene me te ndjeshme per uljen e tensionit te brendeshem dhe evitimin e gjendjes se perhereshme konfliktuale .

Ne kete situate teper te komplikuar Parlamenti duhet te marre gjallerine e tij  dhe deputetet duhet te tregohen mjaft dinamike. Ata nuk duhet te bejne me greva por duhet te punojne nate e dite. Atyre populli u ka besuar voten e tij, prandaj ata nuk duhet te bien pre e manovrimeve politike te pa principte. Gjithashtu shteti duhet  te realizoje qeverisjen e vendit ne kushte sa me optimale. Ai nuk duhet te paralizohet per asnje moment!

Disa nga projektet e medha per zhvillimin e Shqiperise:

 

Duke qene se Shqiperia ka humbur shume kohe per zhvillimin e saj ekonomik, eshte me se e domosdoshme qe ajo te perfshihet urgjentisht ne disa projekte te zhvillimit intesiv ekonomik e social. Keto projekte mund te grupoheshin ne tre kategori:

a) Projekte me permasa te medha.

b) Projekte me permasa te mesme.

c) Projekte me permasa te vogla.

Nder projektet me kryesore, qe perfshihen ne keto kategori, do te rendisja:

01). Ndertimi i 50 000 vilave te banimit per qytetaret. Keto vila duhet te ndertohen me projekte te perpiluara nga arkitektet me te mire te vendit ose te huaj. Keto vila duhet te jene 1, 2 ose 3 kateshe.

Ato do te jene prone e familjeve shqiptare qe do te marrin pjese ne kete projekt dhe do te sherbejne kryesisht per banim ose nxitjen e biznesit turistik familjar. Keto vila do te ndertohen ne tokat egzistuese te pronareve, ne zonen bregdetare dhe ne zonat malore me potencial te mire turistik.

Mjetet financiare per ndertimin e tyre do te mbuloheshin ne masen 50% nga bleresit e tyre dhe 50 % nga kreditimi bankar afat gjate dhe me interes 4% ne vit. Bleresit duhet te depozitojne ne Banken e Strehimit 50 % te vleres se pergjitheshme te viles si dhe vleften perkatese te tokes mbi te cilen do te ndertohet godina. Projektet e ndertimit dhe kushtet e kreditimit u propozohen bleresve nga Banka e Strehimit. Bleresit kontraktojne direkt me Ndertuesit te ndihmuar nga avokatet dhe konsulentet e tyre bankare. Mbas lidhjes se kontrates fillon puna per ndertimin e shpejte e me cilesi te objekteve. Objektet prezantohen ne nje tender te hapur ku marrin pjese ndertues te vendit e te huaj.Ndertuesit qe fitojne tenderat depozitojne si garanci 20% te vleftes se objektit prane bankes se strehimit. Ne momentin e dorezimit te aktit hipotekor dhe celsave banka i rikthen menjehere kete vlefte paguesit te tyre.Koha e ndertimit te tyre nuk duhet te kaloje afatin 1-2 vjet. Ne rast te kundert ndertuesit duhet te paguajne penalitetet e percaktuara me ligj.

02) Ndertimi i 5000 vilave te medha 3 ose 4 kateshe me pishina, terrene sportive dhe te gjitha anekset e nevojshme per pushim atraktiv. Edhe keto vila do te jene prone e individeve ose grupimeve te tyre qe sigurojne 50 % te mjeteve financiare qe nevoiten per ngritjen e tyre. Kushtet e kontraktimit e te pageses realizohen sipas te njejtes procedure si dhe ne rastin e projektit te meparshem.

03) Ndertimi i 500 hoteleve turistik ne zonat bregdetare dhe malore me potencial te mire turistik.

Procedura e ndertimit te tyre qe kalon permes tenderave te propozuara nga Qeveria, duhet te jete transparente dhe e hapur jo vetem per qytetaret shqiptare por edhe te huaj.  Ne kete rast aspektet financiare realizohen jo vetem permes Bankes se Strehimit por edhe nepermjet Bankave te tjera te vendit ose te huaja.

04) Ngritja dhe funksionimi i 5000 restoranteve te vegjel e te mesem me kuzhine tradicionale mesdhetare. Edhe keto hotele qe do te jene prone e individeve e familjeve ose grupimeve te tyre do te ndertohen sipas te njejtave procedura si me siper.

05) Hapja dhe funksionimi i disa rrjeteve te supermerkatove me ne ze qe funksionojne ne vendet ballkanike si: CARREFOUR, LIDL, PRAKTIKER, ALEX PACK, ALPHA VITA, etj

06) Ngritja e 1000 fermave familjare te tipit model ne zonat me interes te vendit. Keto ferma te ngrihen mbi bazen e projekteve te tipeve: Italian, Grek, Gjerman, Francez, Anglez dhe Amerikan.

07) Ngritja dhe funksionimi i disa rrjeteve te kafeve e snack-bareve si MAC-DONALD, GOODY’S, STARBUCK, ALBACAFE, etj

08) Urbanizimi i 300 fshatrave model dhe te shperndare ne gjithe territorin e vendit.

09) Ndertimi i 100 fshatrave turistik ne zonat me te bukura te vendit.

10) Ndertimi i Autostrades se Diellit ne bregdetin Adriatik dhe Jon. Kjo autostrade qe do te lidhte Shqiperine me Malin e Zi e Greqine do te kalonte permes Titogradit, Shkodres, Durresit, Vlores, Himares, Sarandes dhe qyteteve te tjere Grek nga Janina deri ne Preveze.

11) Ndertimi i hekurudhes Greqi-Shqiperi me dy kalime dhe dy linja te ndryshme. Nje linje do te mundesonte komunikimin nga Fieri-Ballshi-Tepelena e deri ne Janine ndersa tjetra do te realizonte komunikimin midis Thesalonikut deri ne ELBASAN-TIRANE.

12) Ndertimi i rruges Egnatia nga Thesaloniku deri ne Elbasan dhe me degezim per ne Vlore e Durres.

13) Ndertimi i Aeroporteve Civil te Gjirokastres, Vlores, Lezhes, Shkodres, Kukesit, Kucoves, Korces, etj per te rivendosur qarkullimin e pasagjereve me aviona te vegjel dhe me cmime konkurues ne gjithe territorin e vendit.

14) Rikonstruktimi ose ndertimi i Porteve te Reja ne Sarande, Himare, Vlore, Seman, Durres dhe Shengjin me kapacitet te nevojshem per krijimin e shpejte te Flotes Kombetare te Lundrimit Detar, NAVIALB. Objektivi i kesaj flote duhet te jete: Realizimin e te ardhurave sa 30 % e PB vjetor te vendit.

15) Ngritjen ne linjen bregdetare te vendit te 10 limaneve te vogla per sigurimin e transportit te vogel te brendshem me anije te vogla, skafe e mjete te tjera te shpejta.

16) Ndertimi i 10 hidrocentraleve te vegjel ne zonat hidrike me potencial dhe prane fshatrave kryesore.

17) Ndertimi i nje tubacioni te gjate nga Vermoshi deri ne jug te vendit per te grumbulluar dhe shperndare te gjitha burimet e ujit te pijshem ne gjithe territorin e vendit. Ne kete tubacion do te degezoheshin edhe tubacionet egzistues e te rinj te furnizimit me uje te pijshem.

18) Elektrifikimi, Modernizimi dhe Integrimi ne Rrjetin Europian te Hekurudhave te Vendit. Linja nderkombetare Tirane – Thesalonik – Stamboll duhet te funksionoje sa me pare.

19) Ndertimi i disa linjave te vogla te trenave elektrik per te lidhur disa qytete ose zona satelit me qytetet kryesore si: Patos-Fier, Tirane-Kombinat, Durres-Plazh, Vlore-Plazh, Unazen e Tiranes, Rrogozhine- Peqin, Kucove-Fier, Shkoder –Lezhe, etj.

20) Ristrukturimi, riorganizimi dhe fuqizimi i disa ndermarrjeve te interesit te vecante si:

  • Ndermarrja Kombetare e Furnizimit me Uje.
  • Ndermarja Kombetare e Burimeve Hidrike Bujqesore.
  • Ndermarrja Kombetare e Furnizimit me Energji Elektrike.
  • Ndermarrja Kombetare e Ndertimit te Rrugeve, Tuneleve dhe Urave.
  • Ndermarrja Kombetare e Hekurudhave.
  • Ndermarrja Kombetare e Transportit Publik me Autobuza e Taksi, qe lidh fshatrat me qytetet dhe qytetet midis tyre.
  • Ndermarrja Kombetare e Furnizimit me Gaz.
  • Ndermarrja Kombetare e Furnizimit me Karburante e Lende Djegese.
  • Albanian Airlines.
  • Ndermarrja Kombetare e ALBTELEKOMIT.
  • Ndermarrja Kombetare e Lundrimit Detar NAVIALB.
  • Ndermarrja Kombetare e Pyjeve.
  • Ndermarrja Kombetare e Vendeve Turistik, Arkeologjik e Kulteve Fetare..
  • Ndermarrja Kombetare e Krijimtarise Artistike dhe Veprave te Artit.

21) Celja dhe funksionimi i 20 Stacioneve Alpin per ski dhe pushimet dimerore ne zonat me te bukura te vendit.

22) Mbjellja e rreth 1 miljon bimeve ullinj dhe pemeve frutore.

23) Importimi i 50.000 lopeve te races dhe shitja e tyre me gjysem cmimi per ato ekonomi bujqesore qe deklarojne nje te ardhur vjetore mbi 5000 Euro ne vit, gjate 3 vjeteve te fundit.

24) Dyfishimi i nderlidhjes me telefona fiks dhe sigurimi i lidhjes Internet e Rrjet Telefonik Mobil ne masen 90 % te popullsise.

25) Gjelberimi i gjithe qyteteve kryesor dhe zbukurimi i rrugeve e trotuareve me peme mesdhetare si: Ullinj, Portokalle, Limona, Molle, Qershi, etj.

26) Ndertimi i rreth 5 Parqeve te Stokimit dhe Shperndarrjes se Karburanteve ne perputhje me nje Strukture Rajonale te percaktuar.

27) Ndertimi i tubacioneve te furnizimit me Nafte, Gaz e Karburante nga Bullgaria, Maqedonia, Greqia e mbare Rrjeti Ballkanik.

28) Ristrukturimi, Fuqizimi dhe ngritja e Qendrave te Reja te Studimeve e Kerkimeve Shkencore.

29) Rikonstruktimi i 100.000 shtepive e banesave te vjetra per permiresimin e kushteve te jeteses dhe sidomos per zvogelimin e shpenzimeve energjetike.

30) Ngritja dhe kompletimi me paisje moderne mjekesore i 100 klinikave private te mjekeve me te mire te vendit. Keto klinika duhet te shperndahen ne menyre sa me racionale ne territorin e vendit.

31) Ndertimi i 10 spitaleve te reja private ne zonat ku sherbimi mjekesor eshte i manget.

32) Ndertimi dhe funksionimi i 500 shkollave te reja e moderne ne fshatrat me mungesa disa vjecare.

33) Ngritja e 50 Parqeve Eksperimentale te Energjise se Eres dhe asaj Diellore, ne zonat me te pershtateshme te vendit.

34) Ngritja e 50 000 ndermarrjeve te vogla e individuale per mbeshtetjen qe duhet siguruar per realizimin e Projekteve te Medha.

35) Ngritja e 500 punishteve te vogla per prodhimin e djathrave dhe produkteve bujqesore te konservuara.

36) Ngritja e 500 ateljeve te vogla per prodhimin e produkteve artizanale, artistike e turistike.

37) Ngritja e Institutit te Kultures Shqiptare dhe me filiale kudo ne Diaspore.

Sic shihet, kjo liste eshte e gjate dhe nuk perfundon me kaq. Njerez dhe organizma te tjere te specializuara mund te kerkojne zbatimin edhe te projekteve te tjera. Realizimi i ketyre projekteve garanton praktikisht integrimin real te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe e shkeput kete vend perfundimisht nga fukaralleku dhe mizerja.

Eshte e kuptueshme qe zbatimi i ketyre projekteve kerkon mjete financiare te fuqishme. Disa prej ketyre projekteve lidhen me bashkepunimin ekonomik me vendet fqinje, disa te tjere lidhen me ndihmen qe duhet te japin Bankat Evropiane dhe ato Boterore. Sigurimi i nje Kredie prej rreth 50 Miliard Euro dhe me kushte te leverdiseshme do te perbente edhe etapen e pare per inagurimin e ketij kantieri te madh te shekullit 21 per Shqiperine. Krahas rruges se kreditit shume vepra, per shkak te madhesise dhe kompleksitetit te tyre, duhet te ndertohen me koncesion.

Pervec kesaj perfshirja e kursimeve te Familjes Shqiptare, ne nje Obligacion te vecante qe duhet celur nga shteti, do te perbente burimin e trete financiar per mbeshtetjen e ketyre projekteve.

Vetem keshtu Mekanizmi i Fuqishem i Qarkullimit te Shpejte te Parase do ti jepte nje transformim rrenjesor e te shpejte Ekonomise Shqiptare qe zvarritet neper shekuj. Ne kete kuader vepra dhe kontributi i Ekonomisteve e Financiereve shqiptar eshte shume e cmuar. Kjo perben dhe rrugen e vetme e te sigurte per evitimin perfundimtar te ketij Tranzicioni Shekullor. Natyrisht keto perbejne mendimet e mija personale dhe bazohen ne vizionin dhe detyrimin tim qe kam per kete vend. Njerez te tjere do te mund te japin mendime dhe zgjidhje te tjera ndoshta dhe me efikase.

Kur te jete zbatuar gjysma e ketyre projekteve shqiptari do te filloje te depolitizohet, te zgjohet nga letargjia shekullore, te korigjoje gabimet e se kaluares dhe ti jape proritet jetes civile ne paqe dhe prosperitet. Gjate periudhes se zbatimit te gjysmes tjeter te ketyre projekteve ai do te filloje te miqesohet me bashkatdhetarin e vet, nuk do te jete me konfliktual dhe nuk do te vazhdoje te ndjeke ne menyre te verber modelin e tij partizano-politik te veprimit.Keshtu aspekti i maredhenieve humane e sociale do te vendoset ne nje plan me paresor.Me perfundimin e te gjithe projekteve do te filloje edhe rikthimi i emigranteve Shqiptare ne shtepite e tyre. Ne kete menyre Shqiperia do te futet ne normalitet si nje shtet modern i Europes se Qyteteruar!

Perfundimisht mbare Bota nuk do te merret me me vendin problematik Shqiperi!..

Ajo do te jete e lire te okupohet me efektivitet per dhjetra vende te tjere qe mbeten akoma problematik. Pervoja e Shqiperise do te jete si nje laborator i vogel qe mund te sherbeje si model edhe per vendet e tjere…

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: